Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mediat turke, raportojnë se është arritur marrëveshja për transferimin e mbrojtësit te skuadra e Bodrumspor.

Fubtollisti 30-vjeçar ka mbyllur aventurën në Rumani, aty ku ishte pjesë e skuadrës së Cluj. Ajeti do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Bodrumspor gjatë kësaj jave.

Nuk bëhen të ditura detajet, nëse klubi turk do të paguajë për transferimin e mbrojtësit, kontrata e të cilit me Cluj përfundon në fund të sezonit.

Te skuadra turke, Ajeti do të jetë shok ekipi me sulmuesin e Kombëtares, Taulant Seferi. /tvklan.al