Nuk kanë fund problemet e dëmtimeve të Milani. Kuqezinjtë kanë humbur edhe mesfushorin Ismael Bennacer.

Futbollisti është dëmtuar në grumbullimin e tij me Algjerinë dhe do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.

26-vjeçari ka shfaqur probleme muskulore dhe sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit kuqezi, ai do të jetë jashtë për të paktën 3 muaj.

Problem i rëndësishëm te Milani, që në orët e fundit të merkatos së verës, largoi mesfushorët e tjerë, si Adli dhe Pobega.

Adrien Rabiot mund të ishte një zgjidhje për kuqezinjtë, pasi francezi është pa kontratë, por drejtuesit kanë vendosur të mos e tentojnë, për shkak të pagës së lartë të francezit. /tvklan.al