Akuzohet se vrau shokun, Apeli zbut masën e sigurisë për Marjus Demën

Foto: Nga e majta viktima Mehmet Qema dhe djathtas autori i akuzuari Marjus Dema

Akuzohet se vrau shokun, Apeli zbut masën e sigurisë për Marjus Demën

16:21 27/07/2021

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë për Marjus Demën, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema. Sot Apeli ka vendosur që  Dema, i arrestuar në datën 10 Maj 2021 të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.

Zëvendësimi i masës së sigurisë është bërë pas kërkesës së Demës, i cili ka pranuar krimin dhe ka shfaqur pendesë.

Marjus Dema  akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve  shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e 10 Majit. Marjus Dema ishte në një lokal së bashku me Mehmet Qemën dhe disa persona të tjerë dhe po luante me një armë tip pistoletë. Siç edhe ka dëshmuar pa dashje ia ka drejtuar shokut të tij, Qemës, dhe pa e ditur se ishte e mbushur e ka shkrepur duke e lënë të vdekur./tvklan.al







Të ngjashme