Boksieri shqiptar fiton duelin e tretë në këtë aktivitet

Alban Beqiri po vijon me fitoret në Botërorin e boksit që po zhvillohet në Beograd. Boksieri i peshës deri 71 kilogramë eliminoi kundërshtarin e tretë, duke siguruar çerekfinalen e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

27-vjeçari mundi përfaqësuesin e Panamasë, Eduardo Bekford në duelin që u vendos me pikë me rezultatin 4 – 1. Pengesa e radhës do të jetë jordanezi Zejad Ishaish. Sfida mes tyre do të mbahet të martën.

Tv Klan