Kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut

Alban Beqiri e ka të sigurtë një medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beorgad. Boksieri shqiptar mundi në çerekfinale jordanezin Zajed Eishash për peshën deri 71 kilogramë në sfidën e zhvilluar këtë të martë. Beqiri e mbylli në disavantazh raundin e parë, por dominoi në dy pasardhësit. Gjyqtaria e vlerësoi paraqitjen e tij, duke i dhënë fitoren me pikë 4 – 1.

Një sukses i jashtëzakonshëm i Alban Beqirit dhe boksit shqiptar. 27-vjeçari eliminoi 4 kundërshtarët për të mbërritur në gjysmëfinale ku do të përballet me rusin Vadim Musaev të enjten. Shqipëria mori pjesë në këtë aktivitet edhe me Indrit Laçin dhe Nelson Hysën, por nuk arritën të ecnin në këtë turne.

Tv Klan