Lumturinë duket se e gjen në Shqipëri këngëtari Italian Albano Carrisi, i cili prej ditës së djeshme viziton vendin tonë. Me një pamje artisti të shkujdesur, me tendencën modeste, por të rafinuar për të mos rënë në sy nxitoi të udhëtojë menjëherë drejt Vlorës. Këtë herë ardhja e tij është vlerësim i ftesës së fondacionit kulturor “Nermin Vlora Falasci” dhe të grupit të fansave të tij në Shqipëri.

Titulli “Mirënjohja e qytetit” dhënë nga nënkryetari i bashkisë së Vlorës e gëzoi pa masë, por trishtim i solli salla e zbrazët e Petro Markos tek nën zë pëshpëriti, se edhe në prova e kam pasur sallën më plot, por gjithsesi me Vlorën ka një lidhje të ngushtë, për këtë ndikim kanë pasur tregimet ë të atit për këtë qytet qysh kur këngëtari ish vetëm 6 vjeç, ndaj një rikthim i tij nuk duket i largët.

Albano Carrisi: “Unë mendoj se po. Kur ngjitem në tarracën e shtëpisë, dëgjoj zërat që vijnë nga Vlora. Nuk e di nëse ju e dëgjoni zërin tim.”/tvklan.al