Neritan Ceka: “Është një lajm i mirë, por unë mendoj se s’kishte pse të arrihej në dyert e OSBE-së sepse është bërë një praktikë e turpshme, mund të them, që të dy partitë e mëdha nuk gjejnë konsensus në Parlament, duke marrë edhe mbështetjen e partive të vogla, por shkojnë edhe e poshtërojnë Shqipërinë në dyert e ambasadave. Nga ana tjetër, unë mendoj që nuk është ndonjë sukses shumë i madh, sepse në esencë sistemi jonë elektoral ëshë proporcional. Sipas Kushtetutës, çdo parti merr aq deputet sa vota, pra dhe në qoftë se humbet diçka në mazhoritar, në zonat elektorale, do ta marrë atë në proporcional. Kështu që, gjithë zhurma ka qenë një vrimë në ujë.”

Lufter Xhuveli: “Kodi Elektoral dhe zonat zgjedhore do të duhet që të jenë gjëja e parë që Parlamenti shqiptar do të ketë nevojë t’i shqyrtojë dhe t’i miratojë, qoftë në një sezon të jashtëzakonshëm pa pritur datën 17 për Kodin Elektoral, apo në një afat sa më të afërt për rikonfigurimin, me një mirëkuptim dhe bashkëpunim midis forcave politike të zonave zgjedhore.”/tvklan.al