Maqedonia e Veriut – Lideri i BDI, Ali Ahmeti do të shpalosë këtë të mërkurë hapat e ardhshëm të Frontit Evropian, një ditë pas konstituimit të asamblesë së re të parlamentit ku u zgjodh kryetari i saj Afrim Gashi.

Konferenca e shtypit e Ahmetit vjen në kontekst të publikimit të marrëveshjes mes VMRO-DPMNE, koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Ahmetit pritet t’i bashkohen edhe partnerët e tjerë nga Fronti Evropian. Në seancën konstituive të së martës, ai refuzoi të komentojë pozicionet e Frontit Evropian pasi ata mbetën në opozitë.

Deputetët nga Fronti Evropian nuk votuan për verifikimin e mandateve dhe e braktisën sallën para zgjedhjes së Afrim Gashit si kryetar të Kuvendit./KlanMacedonia