Ishte menduar të ishte turneu i lamtumirës, ​​por përfundoi më shpejt se sa pritej. Grupi Aerosmith  i thotë lamtumirë skenës përgjithmonë pas më shumë se pesë dekadash në fushën e muzikës.

“Problemet e kordave vokale të Steven Tyler janë të pariparueshme,” njoftoi grupi përmes një postimi në rrjetet sociale  .

Grupi ikonë që qëndron pas hiteve si “Love in an Elevator” dhe “Livin’ on the Edge” postoi një deklaratë  duke njoftuar anulimin e datave të mbetura për  turneun e lamtumirës.

Njoftimi për  anulimin e koncerteve nuk specifikon nëse ka ndonjë shpresë që Tyler të rikuperojë zërin e tij.

Aerosmith nuk ka nxjerrë një album si grup për më shumë se një dekadë: i fundit, ishte  “Music From Another Dimension!”, u publikua në 2012.

Klan News