Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kundërshtar haptazi Këshillin Kombëtar të thirrur nga Berisha. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alibeaj është shprehur me bindje të plotë se kryetari i PD-së është Lulzim Basha.

Enkelejd Alibeaj: Sot nuk ka kryetar partie, nuk ka kryesi, nuk ka këshill kombëtar, as kryetar të degëve, praktiksisht është shkrirë produkti, PD-ja. E kupton se deri në çfarë absurdi ka shkuar kjo lëvizje.

Kryetar partie është ai që është zgjedhur nga një kuvend i Partisë Demokratike legjitime dhe quhet Lulzim Basha. Nuk ka sesi të shkarkohet,sepse që të shkarkohet do të duhet të ketë një mbledhje legjitime të kuvendit dhe më pas procedura kërkon një mocion mosbesimi nga këshilli kombëtar, i cili u shkarkua sipas variantit tjetër. Demokracia është procedurë, mund të mos jetë kaq e këndshme për diskutimet mediatike, por është procedurë.

Çdo demokrat, çdo deputet i PD-së, ka të drejtë të hyjë dhe të ushtrojë funksionet e veta. Ama në formatin, si quhet Komision a Komitet i Themelimit, ky nuk ekziston. Ekziston ajo që është në mënyrë legjitime, është mbledhur e votuar sipas procedurës./tvklan.al