Në studion e “Opinion” në Tv Klan, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj e ka quajtur një mësymje atë të ditës se sotme në selinë e Partisë Demokratike. Sipas Alibeaj, ky është një inskenim komunist, bolshevik apo modeli tokës së xanun.

Enkelejd Alibeaj: Inskenohen mësymje të tilla të turpshme, komuniste, bolshevike.  Ky është modeli i tokës së xanun, është e imja, e kam bërë unë, do ta prish unë. Ja, kjo është ajo.

Blendi Fevizu: Tokë e xanun, ju e keni legalizuar, unë kam qenë kundër.

Enkelejd Alibeaj: Unë kam qenë atëherë kur kam bërë edhe betejat e mia kundër Berishës sepse nuk pranoja që në Partinë Demokratike në 2013-ën të votoheshin sigurimsat e shtetit për t’i çuar në Gjykatën e Shtetit.

Edit Harxhi: Zoti Alibeaj unë kam prej 2017-ës që flas. Nuk keni dalë asnjëherë ju si jurist i nderuar të dilni dhe të mbështesni, të sugjeroni për ndryshimet statutore./tvklan.al