Në intervistën për emisionin “Opinion” për Tv Klan, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka folur për herë të parë për fenomenin e kanabisit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për këtë çështje, Lu u shpreh se ambasada amerikane por edhe delegacioni amerikan i ka kërkuar vazhdimisht Qeverisë që të luftojë kultivimin e drogës.