SHBA ndal çdo lloj udhëtimi në Brazil

Brazili është bërë epiqendra e dytë e përhapjes së koronavirusit, teksa numri i vdekjeve dhe infektimeve rritet me ritme të frikshme.

Për këtë arsye SHBA-ja ka pezulluar të gjitha llojet e udhëtimit të shtetasve joamerikanë që kanë vizituar Brazilin në dy javët e fundit. Kjo masë do të hyjë në fuqi duke nisur nga data 28 Maj.

Për personat që kanë kartën e gjelbër apo kanë të afërmit si dhe janë pjesë e ekuipazhit të avionëve do të përjashtohen nga kjo masë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Brazilit e cila ka deklaruar se kjo gjë është bërë për të mos rrezikuar jetën e njerëzve që duan ta vizitojnë këtë vend.

Ndërkohë një javë më parë OBSH e shpalli Amerikën Latine vatrën më të re të Covid-19 dhe deklaroi se shumë shpejt vdekjet do të rriten edhe më shumë. Brazili ka aktualisht 365 mijë të prekur dhe mbi 22 mijë viktima.

Nga ana tjetër SHBA-ja vazhdon të drejtojë akuza ndaj Kinës në lidhje me përhapjen e pandeminë. Këshillatari për sigurinë Robert O’Brein për kanalin NBC ka deklaruar se Kina e dinte që pandemia kishte filluar që në Nëntor. Sipas O’Brein qeveria kineze e fshehu një gjë tillë siç fshehu Bashkimi Sovjetik katastrofën e Çernobilit në 1986.

Ndër të tjera ai thekson se Kina gënjeu jo vetëm OBSH-në, por të gjithë botën dhe nuk lejoi ekspertët e huaj që hynin në Ëuhan për të parë se çfarë realisht kishte ndodhur.

Por qeveria kineze i hedh poshtë akuzat duke thënë se SHBA janë angazhuar në një fushatë për të krijuar fakte te paqena për të ngarkuar me përgjegjësi qeverinë kineze.

Klan Plus