Kritika Kryeministrit Kurti se nuk është koordinuar me ndërkombëtarët për veprimet e marra

Ndonëse kryeministri Kurti deklaroi që marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, sipas analistëve në Kosovë, raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë krisur.

Sipas tyre, kryeministri Kurti nuk është koordinuar me ndërkombëtarët për krizën në veri. Por sipas tyre, prishja e raporteve nuk do të prekë qytetarët.

SHBA ka krikuar kryeministrin Kurti për veprime të nxituara për hyrjen e kryetarëve të rinj në godinat e komunave.

Përmes ambasadorit në Prishtinë, i kërkuan Kurtit që të largojë policinë nga komunat veriore, por diçka e tillë nuk është pranuar nga kreu i qeverisë kosovare.

Klan News