Rritet zbulueshmëria e ngjarjeve, Nano kërkon më shumë bashkëpunim me qytetarët
Të suksesshëm e cilësoi punën e policisë në vitin 2021 drejtori i policisë së Lezhës Oltion Bistri. Ai deklaroi gjatë analizës një vjeçare se numri i ngjarjeve ka qenë në rritje por edhe zbulueshmëria e tyre ka qenë e lartë.
“Janë përmbushur me sukses detyrat institucionale për ruajtjen e rendit publik, parandalimin e goditjeve dhe veprimtarisë kriminale, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kemi progress për sa i përket luftës kundër krimit ku zbulueshmëria është më e lartë, me 1.2%, me autorë të proceduar penalisht, si dhe lufta ndaj drogës, si në process kultivimi, ashtu edhe në proces shitjeje-transportimi ku janë zhvilluar hetime proaktive dhe operacione për sekuestrim lëndë narkotike dhe kapje aktorësh”.
Puna e policisë së Lezhës u vlerësua edhe nga drejtori i përgjithshëm Gledis Nano. Megjithatë ai vuri theksin te fakti se duhet shtuar bashkëpunimi me qytetarët çka rrit edhe performancën e uniformave blu.
Klan News