Bujqësia është sektori kyç që mund të zbusë pasojat e rënda ekonomike dhe sociale me të cilën po përballet mbarë bota.

Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë pikë. Duke analizuar samitin e FAO-s që po mbahet në Romë specialisti i ekonomisë, zoti Anastas Angjeli, thotë se ka ardhur koha për të vepruar në vënien eficencë të bujqësisë.

Anastas Angjeli: “Vendi ynë tashmë i prekur nga kriza e ushqimeve siç e pohoi dhe vetë presidenti Topi në fjalën e tij në këtë samit duhet të reflektojë në drejtim të ndryshimit dhe reformës strukturore në prodhimin bujqësor në vendin tonë të mbështetjes financiare më të madhe, si dhe duke konsideruar politikat fiskale dhe tregtare në ndihmë të zhvillimit të prodhimeve ushqimore në vendin tonë.”

Samiti i Romës konkludoi si prodhimi bujqësor botëror pritet të rritet me 50% gjatë dy dekadave të ardhshme.

Ndërkaq për të shuar urinë në botë nevojitet vetëm 3% e shumës që shpenzohet çdo vit për armatime./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro