Javën që shkoi i eleminuari i natës rezultoi ish-futbollisti Andi Lila, i cili me sportivitet deklaroi se e priste kohë më parë të largohej nga gara, duke iu referuar progresit dhe përgatitjes së konkurrenteve të tjerë në garë.

Por, sot partnerja e tij Paola e cila bashkë me Andin la garën, postoi nje story nga salla e provave. “Ata mendojnë se kam ikur, por nuk është kështu”, shkruan balerina bukuroshe duke na bërë konfuz.

Zakonisht, balerinët e VIP-ave të eleminuar janë rikthyer në garë me hyrjet e reja, duke shoqëruar personazhet e rinj që i janë bashkuar kastit të “Dance Albania”. Se çfarë po ndodh priteni këtë të hënë në episodin e 7-të, prej orës 20:15 në Tv Klan./tvklan.al