Koronavirus bën të pamundur xhirimin me aktorët e vërtetë

Finalja e sezonit të shtatë të serialit “The Blacklist”, “Lista e Zezë”, që transmetohet nga e hëna në të enjte në orën 23:35 minuta në Televizionin Klan, do të mbyllet në një mënyrë krejt origjinale. Seria e fundit e këtij sezoni është animuar, pasi koronavirus çoi në mbylljen e xhirimeve me aktorët e vërtetë.

I titulluar “Vëllezërit Kazanjian”, episodi ishte në mes të xhirimeve në New York kur prodhimi u ndal për shkak të pandemisë në mes të muajit Mars. Prodhuesit e shfaqjes kërkuan mënyra të jashtme për të kompletuar kastin e aktorëve dhe në fund vendosën ta realizojnë më anë të animacionit grafik, për ta ndërthurur më pas me skenat e xhiruara nga aktorët e filmit.

Aktorët regjistruan dialogët nga shtëpitë e tyre për skenat e animuara dhe të gjitha animacionet dhe redaktimet janë bërë në distancë. Lista e zezë nuk është i vetmi film që ka zgjedhur animacionin për të përfunduar xhirimet në kohë pandemie. Janë disa seriale të tjerë, përfshirë, “All Rise”, e cila ishte e para që përdori këtë formë si mënyrë alternative për të mos bllokuar prodhimin.

Tv Klan