Të ftuar:

Anjeza Maja – Moderatore

Pas eksperiencës si moderatore në emisionin e mëngjesit, Anjeza Maja i është rikthyer spektaklit. Ajo sëbashku me partnerin e saj Romeo Veshaj janë çift konkurrentësh në “Dance With Me”. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu eksperiencën e saj si balerinë.

“Është e tmerrshme për balerinët profesionistë të merren me ne që nuk kemi lidhje me baletin. Por jemi përshtatur, pavarësisht gjatësisë. Albi është përpjekur të na japë koreografi që na përshtaten. Në këtë konkurs na e thonë të gjithë që interpretimi është shumë i rëndësishëm. Gjatë kohës që luhen këngët, unë kërcej dhe më duket sikur i heq emocionet dhe jam gati për numrin tim”, tha Maja.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien me anëtarët e jurisë, Maja tha se raportet mes tyre janë shumë të mira, ndërkohë që shtoi se gjithçka është show.

“Kemi marrëdhënie shumë të mira me jurinë. Ata gjithmonë mundohen të jenë të dashur me ne. Roberti këtë vit është ndryshe. Ai po bën punën e vet aty dhe ne po bëjmë punën tonë, është e gjitha një spektakël, një show. Ashtu siç ne mendojmë se kërcyem drejt edhe Roberti është i drejtë në pozicionin e vet”, shtoi moderatorja.

Ajo është një moderatore e sukseshme dhe jeta personale e saj private ka tërhequr gjithnjë vëmendje.

Bëhet fjalë për Anjeza Majën, të cilën së fundimi e kemi parë në ekran si konkurrente të spektaklit “Dance With Me”, në Tv Klan. Sot Maja ishte e ftuar në emision “Rudina” në Tv Klan nga ku u pyet për jetën private. E rezervuar moderatorja tha se i pëlqen të veshë fustanin e bardhë, por shtoi se nuk ka plane të afërta për këtë.

“Unë kam veshur shpesh fustane të bardha, më pëlqen fustani i bardhë. Por ende nuk kam plane të afërta, kur të kem do ju them. Mua më pëlqen familja, atmosfera e familjes dhe tani jam fiks në kohën e duhur. Do doja të kisha dy fëmijë. Më pëlqejnë shumë vajzat dhe do doja të ishin të dyja vajza”, tha Maja.

Ajo po ashtu tha se po përpiqet të shkëputet nga televizioni dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.

“Puna në televizion të merr shumë kohë dhe je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani unë po mundohem të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten”, shtoi ajo.

Markel Capo – Piktor

Markel Capo është një i ri që ka pasion pikturën dhe që ky pasion e ka çuar që të vizatojë kostumet popullore në lugë druri. Ai ka hapur disa ekspozita në të kaluarën dhe tani është duke punuar për ekspozitën e ardhshme.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si lindi pasioni për të pikturuar në lugë prej druri.

“Po të kthehemi në kohë, vite më parë njerëzit kanë gatuar dhe janë ushqyer me lugë druri. Një ditë duke gatuar më lindi ideja t’i rikthej, meqenëse ne treg nuk ka shumë suvenire shqiptare, doli shumë bukur dhe u prit shumë mirë. Kritika e vetme që kam marrë është që femrat që pikturoj janë me sy mbyllur. Në fakt nuk janë me sy mbyllur, janë me sytë poshtë “me namuz”, nëse mund t’i quajmë kështu. Nuk është bërë me qëllim të keq. Kostumet që kam zgjedhur të pikturoj mbi lugë janë të të gjitha trevave shqiptare. Përveç lugëve të drurit unë përdor edhe qeramikën për të pikturuar, më duket shumë shqiptare”, tha Capo.

Klaudjo Riko – Drejtor I Klinikës Italiane Riko

Raffaele di Giacomantonio – Doktor Gjinekolog pranë klinikës italiane Riko