Gjyqtari i KPA, largohet përfundimisht nga detyra

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci u dënua sot me 1 vite shërbim prove nga Gjykata e Posaçme e Apelit të akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.

Daci akuzohej nga SPAK se në kohën kur kandidonte për anëtar të KPA nuk ka deklaruar faktin që ishte shkarkuar në 1997 për paaftësi në punë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas SPAK ai nuk e ka përmendur këtë fakt as kur u pyet në Parlament.

Vetë Daci tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se do ta apelonte atë.

Tv Klan