Dorëzim shkresash vetëm ne fazat vijuese të procedurës

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi të gjithë autoritetet kontraktore se tashmë çdo procedurë prokurimi duhet të bëhet vetëm me mjete elektronike.

Përjashtim do të bëjnë fazat vijuese për 4 procedura të veçanta.

Në njoftimin e saj agjencia thotë se ky akt vjen pas vendimit të qeverisë që ka ndryshuar formën e komunikimit në procedurat e prokurimit.

Tashmë edhe procedura për shërbime konsulence të zhvillohet në çdo etapë në formë elektronike.

Tv Klan