Tek Argjentina, duket se nuk ndihet mungesa e Leo Messi-t. Kampionët e Botës në fuqi, triumfuan pastër ndaj Kilit me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi gola dhe u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë i lojës, ishte një tjetër histori.

Mac Alliuster zhbllokoi sfidën në minutën e 48-të, ndërsa Julian Alvarez, dyfishoi shifrat në të 84-ën.

Për të vulosur ndeshjen në 3-0, mendoi Paulo Dybala, që realizoi të tretin, pas një asisti të marrë nga Garnacho.

Me këtë triumf, Argjentina ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë, 5 pikë më shumë se ndjekësit e Uruguait, ndërsa ndeshjen e radhës e luan ndaj Kolumbisë. /tvklan.al