Pas reagimit në rrjetet sociale për arrestimin e Emiljano Shullazit, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur edhe para mediave për këtë rast.

I pyetur nga gazetarët, Ministri tha se policia është e para, por jo e vetmja, e angazhuar për hetim. Ndërsa duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ai theksoi se, as Shullazi dhe askush tjetër nuk është mbi ligjin.

Ministri hodhi poshtë zërat për një përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë, për arrestimin e Shullazit.

“S’di të ketë përplasje me Prokurorinë. Policia ka dhënë prova të vërë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Mediat mos i fryjnë një fabule që nuk çon as kund. Bashkëpunimi është mjaftueshëm i mirë. Policia është e para, por jo e vetmja e angazhuar për hetimin e rastit. Policia ka bërë detyrën me rigorozitet, pa privilegjuar askënd

”, deklaroi Tahiri.

Këto deklarata, Ministri Tahiri i bëri në Komisariatin Numër 5 të policisë në Kamëz, ku mori pjesë në inagurimin e Zyrës së Shërbimit Unik për qytetarët.

Tv Klan