Dy shtetas francezë janë vënë në pranga nga policia shqiptare. Operacioni i koduar “Start” u zhvillua pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Tiranë u kap 26-vjeçarja C.F., ndërsa në Durrës A. Gh, 33 vjeç. Ata ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë e Lorent në Francë kishte lëshuar urdhër arresti për disa vepra penal.

Bëhet fjalë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës./tvklan.al