Ky është momenti kur një 48-vjeçar në Ishëm të Durrësit vihet në pranga. Dyshohet se ai ka ndezur një zjarr për të djegur disa mbeturina.

Mirëpo flakët janë përhapur shumë duke djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre madje duke rrezikuar edhe disa banesa.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe policisë që të izoloheshin vatrat e zjarrit dhe flakët të mos përhapeshin më tej.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njoftoi policia.

Uniformat blu apelojnë për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin./tvklan.al