Ekipi olimpik i Kosovës e mbylli me dy medalje olimpike Paris 2024 duke u kthyer në atdhe me dy medalje.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj.

Sot Hana Beiqi dhe Gresa Bakraçi ishin atletet e fundit kosovare që garuan në Paris 2024, por dështuan dy sfidat e tyre në not dhe në garën në 800 metra vrapim.

Kosova në total u paraqit me nëntë sportistë dhe fitimi i dy medaljeve sipas Komitetit Olimpik të Kosovës është sukses i jashtëzakonshëm.

Tv Klan