Çështja e pjesëmarrjes së Imane Khelif në Lojërat Olimpike po prodhon ende polemika. Vlerat e larta të testosteronit të boksieres algjeriane janë pjesa që sjell këtë debat.

Khelif, e cila nuk u lejua vitin e kaluar të merrte pjesë në Botërorin e organizuar nga International Boxing Association, e përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar prej vitit 2019. Por CIO nuk mori parasysh këtë situatë dhe e lejoi Imane Khelif të garonte në Paris 2024 pas garave kualifikuese që zhvilloi.

“Le të jemi të qartë, po flasim për boks femrash dhe kemi dy boksiere që kanë lindur femra, janë rritur si femra, që kanë një pasaportë ku shkruhet femër dhe që kanë garuar për shumë vite si femra. Nuk ka patur asnjëherë dyshim rreth kësaj. Të qëndrojmë bashkë larg debateve politike, mjaft më me urrejtje”, tha Thomas Bach President i CIO-s.

Si për t’i hedhur benzinë zjarrit IBA që për president nderi ka Vladimir Putin ka vendosur të japë 100 mijë dollarë shpërblim për italianen Angela Carini, e cila u dorëzua vetëm pas 46 sekondash për shkak të grushteve të fortë të algjerianes Khelif. Putin njihet për kundërshtimet ndaj personave me sjellje të ndryshme seksuale. Nga ana tjetër Federata Italiane e Boksit e refuzoi kategorikisht shpërblimin.

Tv Klan