Lushnje – Një person është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim droge.

Në pranga mësohet se ka rënë Islam Cani, 59 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnje, ndërsa është shpallur në kërkim A.Xh, 42 vjeç.

Sipas policies, në fshatin Savër të Lushnjes, në pronën e shtetasit Islam Cani, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, disa bimë të mbjella dhe një fishek pistolete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimët narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.” /tvklan.al