policia elbasan

Policia e Elbasanit vendsoi në pranga paraditen e të premtes  ish – kreun e zyrës së Hipotekës së këtij rrethi dhe dy zyrtarë të tjerë.

Altin Ago ish – drejtor i ZVRPP-së, 37 vjeç, inxhinieri Mentor Tola 42 vjeç dhe juristja e hipotekës, Alma Pajova 40 vjeç u arrestuan në operacionin e koduar me emrin “Koncesioni”.

Nga hetimi i antikrimit financiar është zbuluar se këta zyrtare gjatë   muajit shkurt të këtij viti, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumenta pronësie me konçesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan Elbasan. Këta të fundit e kishin përfituar tokën në bazë të ligjit 7051.

Hetimi për këtë skandal filloi pas ankesave të banorëve të fshatit Muriqan, tokat e të cilëve ishin marrë nga një firmë private.

Altin Ago, ish – kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun e Elbasanit dhe dy zyrtarët e tjerë të hipotekës akuzohen për Falsifkim të Dokumenteve Zyrtare në Bashkëpunim.

Tv Klan