Një 69-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në doganën e Morinës. Në pranga ka rënë H.H. nga Farizaj i Kosovës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, pasi Gjykata e Edinat në Belgjikë e ka dënuar me 3.3 vite burgim për grabitje me dhunë dhe organizatë kriminale. Vendimi gjyqësor ndaj tij është dhënë më 7 Qershor 2018.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. /tvklan.al