Dergjini mbante në Kosovë një tjetër identitet

Eldin Dergjini, vëllai i deputetes së Partisë Lëvizja Socilasite për Integrim, Amra Borova, është arrestuar në Kosovë pasi ka dhunuar fizikisht një person.

Ndaj 34-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për 30 ditë. Sipas mediave kosovare, pas arrestimit të të riut  është zbuluar se ai mbante një tjetër identitet.

 Emri i tij, është Ferdi Berisha, i lindur më 10 janar 1986 në Obiliç. Autoritet kosovare po hetojnë për të zbuluar përse Dergjini mbante një tjetër identitet dhe si e ka siguruar atë.

Dergjini është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare pasi rezulton me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ai u bë i njohur për opinion më 12 Shtator të këtij viti, pasi mjeti i blinduar me të cilin udhëtonte, u aksidentua pranë rreth rrotullimit  Shqiponja në kryeqytet. Pas aksidentit, Dergjini u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia dyshoi se ndaj tij mund ishte organizuar ndonjë atentat.

Tv Klan