Policia italiane ka arrestuar të riun shqiptar Gjergj Filipi. Ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë, tashmë të arrestuar (Klodian Prendi, Paulin Simoni dhe Erjol Ceka) janë përgjegjës për vrasjen e mbetur në tentativë të një truproje në një lokal nate, në qytetin e Astit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 31 janarit të vitit 2015. Shqiptarët shkuan për tu futur në lokalin e natës “Miro”, por nuk u lejuan nga truproja.

Më pas ata i kanë ngulur në bark një thikë kuzhine dhe e kanë rrahur barbarisht. Klodian Prendi, Paulin Simoni dhe Erjol Ceka u arrestuan pak kohë nga ngjarja, ndërsa Gjergj Filipi u arratis në Kanë.

Ai u ndal edhe nga policia franceze dhe efektivëve iu tregoi dokumente false dhe ia hodhi arrestimit. Autoritetet italiane kishin marrë informacione se Filipi ishte kthyer. Pas një kohë vëzhgimi është arrestuar.

/tvklan.al