Fokusi i emisionit të sotëm “Opinion” është jeta dhe karriera e një personazhi të njohur mediatik, Artan Hoxha. Ai propozoi kandidaturën e tij si President i Republikës, në qershor të këtij viti, por më vonë u tërhoq duke e modifikuar proçesin në një propozim të ri, që ishte ai i presidentit aktual të vendit, Bujar Nishani.

I pyetur për këtë fakt, fillimisht Hoxha u shpreh: Unë u vendosa përballë një situate të paditur nga unë, një situate tepër serioze. Përballë kësaj situate mendova dy alternativa: Të vazhdoja apo të tërhiqem? Në rast se do të vazhdoja, unë mendova se duke vazhduar, do të vazhdonte sërish sulmi. Për të fituar luftën duhet të tërhiqesh në disa momente. Kisha dhe një shqetësim, se duke qenë në postin e kreut të shtetit, mjaft njerëz do kishin të drejtë të mendonin, mos kur shkoi tashmë atje, po ndryshon të shkuarën, po ndryshon letrat? Unë nuk e doja këtë./tvklan.al