Olivia Rodrigo rrëmben më shumë çmime

Në skenën e Billboard Music Awards në Las Vegas u ngjitën emrat më të njohur të muzikës.

Ajo çfarë ra në sy ishte pjesëmarrja e reperit Travis Scott dhe këngëtarit Morgan Wallen. Për Scott kjo ishte paraqitja e tij e parë televizive pasi dhjetë persona humbën jetën tragjedinë e  festivalit Astroworld  që u mbajt në Hjuston në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.

Edhe për këngëtarin Wallen ishte paraqitja e parë në një ngjarje muzikore pas një video që u shfaq në vitin 2021 ku ai përdorte një fjalor të papaërshtatshëm dhe racist. Ai arriti të merrte çmimin për artistin më të mirë të vendit.

Vëmendje të madhe morën edhe performanca e këngëtarit Jack Harlow, reperes Megan Thee Stallion, artistes Backy G, Lil Nas X etj.

Fituesit e mëdhenj të natës ishin këngëtarja Olivia Rodrigo, e cila arriti të rrëmbente shtatë çmime dhe reperi Kanye West, i cili fitoi gjashtë.

Reperi kanadez Drake fitoi artistin më të mirë dhe artistin më të mirë mashkull. Grupi i djemve koreano-jugor BTS fitoi tre çmime të mëdha.

Klan News