UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë, një ndeshje të Conference League. Bëhet fjalë për takimin mes Heidenheim dhe Olimpija Ljubjana, që do të luhet në Gjermani.

Do të jenë gjashtë arbitra shqiptarë, që do të vendosin drejtësi në këtë përballje, të xhiros së parë në Conference League.

Kryesor do të jetë Enea Jorgji, i ndihmuar nga asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Gjyqtar i katërt do të jetë një tjetër emër i njohur, si Eldorjan Hamiti.

Edhe VAR-i do të përbëhet nga arbitra shqiptarë, aty ku do të jenë Kreshnik Barjamaj dhe Juxhin Xhaja. /tvklan.al