I ftuar këtë mëngjes në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të thënë mendimin e tij se sa para do të mjaftonin për të qenë i lumtur, Fatbardh Kadilli foli me shifra konkrete. Si fillim, ai sqaroi se në Shqipëri është përllogaritur një mesatare shpenzimesh rreth 5 Dollarë në ditë për frymë për nevojat bazë.

Ai foli edhe për përjetimin e tij personal me paranë ku tregoi edhe pagat që ka marrë në disa pozicione pune si dhe hamendësimin e tij se sa do të ishte shuma për të bërë një jetë mesatare në Shqipëri.

Fatbardh Kadilli: Që herët unë kam jetuar me shumë pak dhe me shumë-shumë. I kam provuar të dyja, asnjëherë s’më kanë mjaftuar.

Aldo: Atëherë ta lëmë me 5?

Fatbardh Kadilli: Kam qenë rrogëtar në shtet, kur rroga ishte deri në ’98 mos gaboj, rroga ka qenë deri  në 100 Dollarë në muaj, rroga e një shefi zyre që isha unë. Kur kam qenë deputet, shkonte rroga 2 milionë e gjysmë bashkë me të ardhurat shtesë që kishim për transportin, për këto. Unë jetoja gjithmonë njëlloj atë argëtimin tim personal. Janë të pamjaftueshme gjithmonë paratë sepse njeriu gjithmonë do të shtojë konsum.

Aldo: Kur ankohet  dhe Trump tani, imagjino ne për atë punë.

Fatbardh Kadilli: Në Shqipëri, siç e mendoj unë, një njeriu në shtresën e mesme që më bën të besoj që i përkas, i duhen rreth 1000-1500 Euro në muaj./tvklan.al