Një person është plagosur me armë zjarri, pas një atentati në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Lumit, në lagjen 18-Shtatori, pranë një pike karburanti.

Sipas informacioneve pas disa të shtënave me armë zjarri, është plagosur në dorë Jani Alia, 39 vjeç banues në Tepelenë.

I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme./

tvklan.al