Reagon Qeveria: Nuk u bë publik për të mos hapur panik

Pas lajmeve të publikuara në media për një atentat ndaj Kryeministrit në vitit 2021, qeveria e Kosovës shprehet se Albin Kurti ka qenë në dijeni të kërcënimi të tillë nga institucioneve të sigurisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë së Kosovës.

Tv Klan