Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës”. Policia njofton se mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S. M të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nisi hetimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al