Munir Nasraui, babai i Lamin Yamal, nuk është në rrezik për jetën!

I goditur me thikë dje në një parking makinash në Mataró, komunë në provincën e Barcelonës, ai mori ndihmën e parë në spitalin Can Ruti të Badalonjës. Megjithatë, gjendja e tij mbetet e rëndë.

Sulmi ndodhi pas një sherri me fqinjët në lagjen Rocafonda. Policia vuri në pragna tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sulmuesi ka shkuar menjeherë në shtëpi, i shoqëruar edhe nga Alehandro Echevarría, njeriu i besuar i presidentit Blaugrana, Hoan Laprota, i cili qëndroi për të ndihmuar familjen në këto momente të vështira.

Yamal, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit. Ai u rrit në lagjen multietnike të Mataros, ku përgjithësisht banojnë njerëz të shtresës punëtore.

17-vjeçari me aftësitë e tij u kthye në yllin e Europianit Gjermani 2024. Spanja fitoi turneun, e ndihmuar pjesërisht nga Yamal, që shënoi në gjysmëfinale kundër Francës më 9 Korrik.

Klan News