Armando Dobra po kalon një formë shumë të mirë në Angli, aty ku është pjesë e skuadrës së Chesterfield, e cila militon në League Two, kampionat i katërti për nga rëndësia në Angli.

Pak ditë më parë, sulmuesi shqiptar realizoi në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Swindon, ku ekipi i tij barazoi 1-1.

Të njëjtën gjë, 23-vjeçari ka bërë edhe në Kupën e Anglisë. Dobra ishte autori i golit të vetëm të Chesterfield në humbjen 2-1 ndaj skuadrës së Championship, Derby.

Sulmuesi po tregon formë të jashtëzakonshme dhe shpreson të vazhdojë kështu, për tu ngjitur edhe më sipër. Dobra shihej si një nga talentet shqiptarë më premtues, por në sezonet e fundit ka hasur vështirësi të mëdha.

Megjithatë sulmuesi duket se po rigjen formën më të mirë, pasi në sezonin e fundit, arriti të shënojë 10 gola dhe këtë aktualin e ka nisur me këmbën e mbarë.  

/tvklan.al