Ka krijuar 26 mundësi për goditje te Empoli

Nedim Bajrami është tashme një nga regjisorët më të mirë të lojës në futbollin Italian.

Një lojtar kyç te Empoli, që prodhon aksione e shënon gola. 2 herë ka shënuar këtë sezon dhe ka dhënë një asist.

Statistikat e sulmuesit shqiptar nuk mbyllen me kaq. Në 7 javë kampionat, Bajrami ka krijuar 26 mundësi për goditje drejt portës për veten dhe shokët e skuadrës, cvka e rendit ate të tetin mes organizatoreve ne ekipet e Serie A.

Në krye të kësaj renditje janë Lorenzo Insigne i Napoli dhe Lorenzo Pellegrini i Romës, me nga 34 mundësi për goditje drejt portës. Nedim Bajrami kaloi nga Grasshoper te Empoli për 500 mijë Euro në Gusht të 2019. Por tani ai vlen 20 herë më shumë. Transfertmarket e vlerëson kartonin e tij në 10 milionë Euro.

Tv Klan