Bajroni dridhet në prani të Danielës, "Shansi i Kuq" zbulon të preferuarin e vajzave - Tv Klan

Bajroni dridhet në prani të Danielës, “Shansi i Kuq” zbulon të preferuarin e vajzave


Bajroni dridhet në prani të Danielës, “Shansi i Kuq” zbulon të preferuarin e vajzave

20:19 24/11/2021

Dea i drejtohet Danielës: Nuk është normale që në takim me dikë tjetër të qash për ish-at

“Talk Love Story” në Tv Klan nën drejtimin e Eni Shehut ka pasur ditën e sotme fokusin në takimin e Danielës dhe Frankos.

Ajo që është komentuar në studio ka qenë deklarata e Deas se si ka mundësi që në takimin e parë “të qash” për ish të dashurin.

Nga ana tjetër, Daniela nuk ka qenë dakord me atë që ka thënë fronistja tjetër duke shtuar se ka qenë pjesa e familjes që është përfshirë në momentin e ndarjes me ish-të dashurin ajo që e ka prekur. Pas fjalëve të fronistes, Dea ka shprehur pendesë duke i kërkuar falje.

Dea: Atë që ajo ndau për lidhjen e saj 7-vjeçare nuk mendoj se është normale që të vish në takim me dikë tjetër dhe të qash për ish-at e tu.

Franko: Unë kam pëlqim për të dyja, por pëlqimi im është vetëm për Danielën.

Dea: Unë nuk ndjek asnjëherë asnjë mashkull dhe nëse Franko ka interes vetëm për Danielën, atëherë as unë nuk do të bëj asnjë përpjekje për të.

Daniela: Unë gjithmonë kur shoh klipin tim emocionohem dhe doja t’i kthesha Deas se unë nuk kam qarë për një lidhje të humbur, unë kam qarë kur është prekur pjesa e familjes. Unë kam thënë se gjatë ndarjes, ai person më ka prekur familjen, aty prekem.

Dea: Unë të kërkoj falje. Takimi i Danielës me Frankon më është dukur shumë i ndjerë. Frankoja i ka krijuar Danielës komfortin që ajo të shprehet për familjen dhe humbjet e veta, qoftë dhe për të dashurin. Unë ashtu e kam kuptuar, dhe i kërkoj sërish falje Danielës. Mua në një moment mu duk se Daniela e vuante lidhjen 7-vjeçare dhe mendoj se ajo nuk është gati akoma për një lidhje të re.

Daniela: Unë nuk nxorra asnjë lloj dhimbje për atë që fola. Në momentin që më pyeti, i dhashë një përgjigje. Ishtë një takim i parë dhe ne folëm gjërat më reciproke, unë humba në sensin e bisedës.

“Arushët flenë gjumë në dimër”, përplasen Franko dhe Rei!

Dita e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan nisi me mënyrën si protagonistët e tjetër e kanë parë takimin mes Danielës dhe Frankos.

Nga njëra anë ishin mbështetësit e idesë që në takim të parë nuk flitet për historitë e shkuara dhe nga ana tjetër ishin ata protagonistët binim dakord me këtë pjesë.

Gjatë diskutimit në studio, ka pasur një përplasje mes Frankos dhe Reit pasi ky i fundit e quajti “arush” duke shtuar se arushët flenë gjumë në dimër.

Algerti: Unë aty pashë një Danielë që po tregon shumë gjëra, por një Franko që nuk është i interesuar me pyetjet e duhura që të marrë një përgjigje.

Franko: Ia bëra një pyetje dhe normalisht dhe dua ta njoh, të di rreth saj.

Rei: Klipi ishte emocionues, por vetëm kimi nuk pashë aty. Përsa i përket arushëve, po vjen stina e dimrit dhe në dimër arushët flenë gjumë.

Daniela: Po, kush tha se kishte kimi?

Franko: Arushi, historia vjen mbrapa.

Daniela: Po zgjatemi pa lidhje…

Sellma: Ajo është ndjerë rehat me Frankon dhe për këtë arsye ka ndarë gjëra personale, kështu që është okey.

Kleona: Jam shumë kundra asaj që tha Dea se përderisa e përmendi, nuk do të thotë se e ka mendjen aty.

Daniela: Dea çdo plagë që kemi në trup është e dukshme sado që përpiqemi që të mos dukemi.

Franko: Për Danielën është pëlqimi im dhe do të bëja gjithçka për të.

Ermiri: Dea e ka frikë refuzimin sepse edhe mua nuk më zgjodhe ngaqë e dije se do të zgjidhja Danielën.

Dea: Ti gënjen veten, unë s’kam interes.

Pasi ia ngatërroi emrin me Dean, Daniela i kthehet Vilianit: Dalim të tre si e ke qejfin?

Në “Talk Love Story” në Tv Klan është komentuar në lidhje me zgjedhjen e Danielës, e cila i ka dhënë një mundësi Vilianit për ta njohur më shumë për takimin e radhës.

Ka qenë Kristi, ai që ka rrëmbyer vëmendjen me deklaratën e tij se do të donte shumë të ishte në vendin e Frankos gjatë takimit me Danielën.

Kristi: Unë doja të isha në vendin e Frankos sepse ishte date perfekt në çdo aspekt…

Jerina: Deri tani janë prirur nga pamja fizike, ndërsa tani janë duke bashkëjetuar çdo ditë.

Bleona: Mendoj se Viliani i ka dhënë një kimi në takimet e mëparshme. Mendoj se me Frankon kishte kimi.

Roberti: Zgjedhjet janë mekanike dhe pjesë e show-t dhe duhet të bëhet sepse kështu është formati dhe kaq.

Daniela: Unë nuk e konfirmoj fare komentin e Robertit, sa për zgjedhjen time ndaj Vilianit ishte shumë spontante, më bëri kimi dhe për vete.

Vilian: Mendoj se Dea, kjo Daniela…

Dea: Vilian mendon për mua?

Daniela: Vilian, dalim të tre si e ke qejfin…

Vilian: Mendoj se ka zgjedhur më shumë me ndjenjë…

Daniela: Tipi i Vilianit më pëlqen nga ajo që e njoh në prapaskenë.

“Jam besnik dhe jo xheloz”, njihuni me Bajronin, fotografin që kërkon vajza minimaliste

Bajroni, është konkurrenti i radhës që ka prezantuar veten në “Talk Love Story”. Në puntatën e sotme në Tv Klan, Bajroni ka treguar se është një fotograf dhe disa nga punët e tij janë publikuar nga Vogue Itali.

Për vazjat, ai ka thënë se është besnik në një lidhje, nuk është xheloz dhe jep shumë besim.

Prej disa vitesh jetoj në Itali. Punoj si fotograf dhe arritja më e madhe është publikimi i punës time në Vogue Italia. Ky profesion është sa bekim dhe bela, pasi pjesa më e madhe e vajzave që njoh më kanë kërkuar  gjithmonë fotografi. Por kam vendosur që të fotografoj vetëm personat që mua më inspirojnë. Në lidhje do ta përshkruaja veten si njëri besnik, jo xheloz dhe që japë shumë besim. Lidhja ime më e gjatë ka qenë katër vite, ndërkohë kam pasur dhe histori të tjera të shkurtra.

Diferencën e moshës nuk e paragjykoj në lidhje. Ndërkohë besoj në shoqërinë e pastër të një vajze dhe një djali, pasi gjithmonë në jetën time kam pasur gjithmonë prezentë një shoqe të ngushtë. Më pëlqejnë vajzat që nuk duan të bien në sy, janë minimaliste dhe dinë të vendosin prioritetet në një lidhje”, ka rrëfyer konkurrenti.

“Është shumë i ëmbël”, dy fronistet shprehin pëlqimin për Bajronin por kanë konkurrencë me opinionistet

Dea dhe Daniela, pasi janë njohur me klipin prezantues për Bajronin kanë shprehur pëlqimin për të. Në “Talk Love Story” në Tv Klan, dy fronistet janë shprehur se Bajroni është shumë djali i mirë, por pëlqimin për të e kanë shprehur dhe dy opinionistet, Xhensila Pere dhe Zhaklin Lekatari.

Daniela: E shijova shumë takimin, sidomos me atë perëndimin e diellit. Dy në një.

Dea: Bajroni është shumë i ëmbël, përcjell shumë pozitivitet . Më jep përshtypjen e një djali shumë të embël.

Xhensila dhe Zhaklin: Edhe ne.

Dea: Na u bënë dy kundërshtare.

Daniela: Paskemi shumë konkurrencë të madhe.

Bajroni: Më vjen mirë që Daniela ka ndryshuar mendim.

Daniela: Nuk e kam pasur asnjëherë opinionin e gabuar.

Xhensila: Kristina mendoj se i di këto gjëra?

Kristina: Të gjitha nuk i dija, më pëlqeu shumë klipi dhe me tërhoqi akoma më shumë.

Xhensila: Jam kurioze të di se çfarë di ti?

Kristina: E dija që është fotograf, që jeton në Itali, por nuk e dija për lidhjet.

“U mbyll, mori fund”, Eni Shehu nxehet keq pas debatit në studio: Kemi 10 minuta që…

Eni Shehu ka rritur tonet pasi debatit në studio, ku Algerti nuk ka dashur që të ndalojë dhe të vijojë diskutimin me opinionistet.

Në puntatën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan, ai ka treguar se është acaruar shumë dhe i ka kërkuar Algerit të pushojë.

Eni Shehu: Algert të lutem, u mbyll. U mbyll, mori fund. Kemi 10 minuta që po mbytemi me një pikë ujë.

Algerti: Nuk po mbytemi fare, thjesht po kthej përgjigjet e duhura.

Një vajzë kërkon të bëj një pyetje: Të lutem mund të bëj një pyetje.

Eni Shehu përgjigjet me tone të larta: Joo. Të flas Kristi.

Kristi: Besoj që shoqëria mes femër-mashkull, është më komplekse. Kam probleme komunikimi, unë kam tërheqje, ajo nuk ka./tvklan.al








Të ngjashme