lojerat-eu

Lojërat e para Europiane kanë nisur zyrtarisht. Në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit është mbajtur ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti që do të zgjasë deri më 28 Qershor.

Në këtë eveniment sportiv, mes 50 vendeve marrin pjesë edhe Shqipëria e Kosova. Të dy ekipet kanë parakaluar në një ceremoni madhështore, ku nuk mungonte edhe spektakli pjesë e të cilit ka qenë edhe këngëtarja e Lady Gaga.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë përbëhet nga 28 sportistë, që do të garojnë për 9 disiplina të ndryshme nga 20 që janë në këto lojëra. Vetëm një pjesë e tyre kanë qenë të pranishëm gjatë ceremonisë.

Shpresat më të mëdha për medalje janë te atletja Luiza Gega, mundësi Egzon Shala apo çiklisti Eugert Zhupa.

Rekordmenia në garën e 800 dhe 1500 metrave Luiza Gega mungonte dhe në vend të saj flamurin e ka mbajtur sportistja e taekuondosë Ada Demneri.

Për ekipin e Kosovës që merr pjesë për herë të parë një në aktivitet të këtij niveli flamurmbajtësaja ka qenë xhudistja Majlinda Kelmendi, që nuk do të marrë pjesë në garë pasi është e dëmtuar.

Tv Klan