Barcelona më pranë titullit

Barcelona më pranë titullit

23:50 21/04/2019

Barcelona, edhe pse arriti një fitore pa shkëlqim ndaj Sociedad, mori 3 pikë me vlerë, që e afrojnë me titullin kampion. Diferenca me Atletico Madrid mbetet 9 pikë dhe trofeu është më pranë, ku duhen luajtur edhe 5 javë.

Katalanasit mund të sigurojnë matematikisht suksesin në La Liga, që në takimin e radhës. Barça duhet të mundë Alaves dhe më pas të shpresojë në humbje në shtëpi të , në përballjen me Valencia, që ka ende shanse për 1 vend në zonën Champions.

Ky kombinim do t’i jepte titullin 26 kampion në historinë e klubit. Barcelona më pas do të mendonte për turnetë e tjerë, ku mbi të gjitha është Champions League, ku duhet të luajë me Liverpool.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT

Barcelona më pranë titullit

Barcelona më pranë titullit

23:01 25/04/2015 barcaBarcelona është shkëputur 5 pikë nga ndjekësit pas fitores 2 – 0 në derbin me Espanyol. Golat janë shënuar nga Neymar dhe Messi. Me këtë fitore katalanasit janë më të sigurtë në rrugën drejt titullit në pritje të përballjes së Real Madrid me Celta Vigo.

Fitore për ekipin tjetër madrilen, Ateltico, që ka mundur Elche me rezultatin 3 – 0. Protagonist në këtë takim ka qenë francezi Griezmann, autor i 2 prej golave.

La Liga do të luajë takime të tjera ditën e dielë kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund.

Tv Klan
Të ngjashme
UKT