Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se kryeministri Edi Rama mendon të vjedhë shqiptarët edhe në këtë kohë krize prej koronavirusit. Sipas Bardhit, buxheti i shtetit ka para për ta përballuar krizën, por kryeministri i ndan ato me miqtë e tij.

Kjo është arsyeja sipas sekretarit Bardhi që kreu i qeverisë nuk pezullon disa koncensione që nuk i hyjnë në punë asnjë njeriu.

“Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepse ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerëz, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19”, shkruan Bardhi në Facebook./tvklan.al