Barku i kësaj gruaje shtatzënë i la njerëzit pa mend




Barku i kësaj gruaje shtatzënë i la njerëzit pa mend

22:47 25/01/2022

Rritja e një qenieje të re brenda barkut të nënës shkakton padyshim ndryshime që nuk priten. Por barku i një gruaje shtatzënë është kaq unik sa i ka lënë njerëzit pa fjalë.

Michella Meier-Morsi, një daneze solli në jetë trinjakë me anë të lindjes cezariane në javën e 35-të të shtatzënisë. Barku i saj nuk u rrumbullakos gjatë shtatzënisë por thjesht u rrit drejt. Michella postoi një video dy ditë përpara operacionit duke mbajtur me duar barkun e saj.

Komentet e njerëzve vërshuan menjëherë pasi iu dukej e pabesueshme rritja e një barku të tillë, ndërsa të tjerë e përgëzonin për forcën e durimin.

Dita përpara ditës së madhe. Nesër do tëjemi një familje me shtatë persona”. Ajo shpjegoi se ndihej ‘e frikësuar’ dhe ‘e shastisur’ që do të lindte tre fëmijë, pasi tashmë të pestë të vegjlit do të ishin mes moshave 0-3 vjeç.

Pas 36 orëve të mundimshme, trinjakët erdhën në jetë shëndoshë e mirë./tvklan.al













Të ngjashme