Basha: Mazhoranca të votojë Vettingun në politikë - Tv Klan

Basha: Mazhoranca të votojë Vettingun në politikë



Basha: Mazhoranca të votojë Vettingun në politikë

19:51 25/10/2021

Balla: Ndryshimet në Kushtetutë s’mund të kushtëzohen

Nga salla e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi maxhorancës të votojë 3 propozimet e demokratëve, përfshirë edhe Vetting-un në politikë.

“I bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në çdo karrige tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin. Por kjo nuk do të na pengojë”.

Në mungesë të Kryeministrit që ndodhet në Gjermani, Taulant Balla shprehu gatishmërinë e maxhorancës për t’u ulur për të diskutuar te 3 amendimet që kërkon opozita. Por thekson dhe rëndësinë që ka miratimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e Vetting-ut në sistemin e drejtësisë pa i kushtëzuar këto dy  çështje me njëra-tjetrën.

Në fjalën e tij në parlament kreu i opozitës iu referua disa raporteve ndërkombëtare të prezantuara javët e fundit duke akuzuar qeverinë se me korrupsionin dhe keqqeverisjen po e çojnë vendin drejt anëtarësimit në republikat e korruptuara afrikane dhe jo drejt BE. Por për socialistët vlerësimin më të mirë për reformat e Shqipërisë e bëri Komisioni Europian.

Tv Klan








Të ngjashme