Në një takim me delegacionin e Komitetit Amerikano-Hebraik ACJ, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh mirënjohës për mbështetjen ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë, liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë, si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

Basha thotë se i siguroi miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, opozita do të vazhdojë pa kompromis me standardet europiane dhe amerikane, betejën deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Tv Klan