“Berisha, tub oksigjeni për Ramën. Portin nuk e lejojmë”

Edhe në qytetin e Durrësit Lulzim Basha u prit me protesta nga demokratët. Demokratët thanë se Basha nuk ka më legjitimitet për t’i drejtuar për më tepër pas ngjarjeve në protestën e 8 janarit. Një kordon policie i mbajti protestuesit larg takimit të cilin Lulzim Basha e nisi me një thirrje.

Më pas nuk i kurseu akuzat për ish-kryeministrin Berisha. Demokratëve u kërkoi ndjesë me më pas u bërië ftesë. Para durrsakëve u angazhua se do të bëjë gjithçka për të ndalur projektin e portit turistik.

Me herët Basha zhvilloi një takim me demokratët e degës 8 në kryeqytet ku akuzoi Sali Berishën se po shërben si tub oksigjeni për Kryeministrin Rama.

Tv Klan